Mijëra aktivistë të ndryshimit të klimës bllokuan një autostradë kryesore në Hagë, teksa kundërshtuan subvencionet holandeze të karburanteve fosile. Në pranga janë vënë më shumë se 2000 aktivistë të cilët ishin pjesë e demostratës.
Nën flamurin e grupit mjedisor “Rebelimi i zhdukjes”, rreth 11 mijë persona të vendosur qëndruan në rrugën kryesore të hyrjes së qytetit, ndërsa pjesëmarrja në total është raportuar më e lartë se 25 mijë.
Policia vendosi të përhapë turmën me presion të ujit, pasi kërcënuan që do të qëndrojnë aty deri në tërheqjen e vendimit.
Policia përpara nisjes së protestës deklaroi se forcat e tyre do ta kenë të vështirë përballimin e përplasjeve, pasi turma paralajmëroi se pjesëmarrja do të ishte e lartë.
Brohorimat dhe zhurmat nuk munguan asnjë moment nga ata, nën qëllimin për një plotësim të kërkesave.
Ndër të tjera aktivistët njoftuan se do të bëjnë çdo ditë të njëjtin veprim, pa u lëkundur aspak nga arrestimet.