“Dancing with the stars” po zbulon çdo ditë personazhet që do të shohim në spektaklin e kërcimit nga tetori. Roerd Toçe është pjesë e kastit të filmit “Në kuadër të dashurisë”. Por, në tetor, aktorin do të sfidojë veten edhe në kërcim.

Roerdi është një nga konkurrentët e “Dancing With The Stars”, ku do të garojë krah partneres së kërcimit, Ensës.

Muaji i ardhshëm do të jetë emocionues për aktorin, kur do të shfaqet premiera e filmit të dashurisë, por edhe për faktin që do të provojë për herë të parë një spektakël kërcimi që do të transmetohet live në ekranin e Top Channel.