SHARE
Janë mësuar detaje sa i përket një shpërthimi të ndodhur në plazh Durrës më 8 Qershor të këtij viti, ku shënjester ishte biznesi ne pronësi të Bashkim Rajkut, babai i reperit Rigels Rajku (Noizy).
I penduari i drejtësisë, Artan (Marjus) Tafani ka rrëfyer se Laert Haxhiu u njoftua nga nëna e tij për sherrin qe kishte ndodhur mes shokut të tij Kleviol Ahmetaj i njohur me emrin e artit si Cllevio dhe këngëtarit Rigers Rajkut (Noizy).
Në këtë bisedë telefonikë tregon i penduari nëna e Laertit kishte shqetësim dhe keqardhje pasi ishte bërë shumë mediatieke.
Pas kësaj telefonate Laert Haxhia ka kontaktuar Artan Tafanin për një gjetur 1 kg tritol dhe për t’ia vendosur biznesit të Bashkim Rajkut, raporton Ora News.
Lëndë plasëse ishte marrë në Tepelenë dhe ishte sjellë në Durrës nga personat e dyshuar.
Policia thote se këtë ngjarjë të dyshuar janë Laert Haxhiu, Marjus Tafani, Lulzim Spahija, Ersiano Abedini.
“Vendosja e eksplozivit në datën 8.06. 2022 në dyqanin e shtetasit Bashkim Rajku në qytetin e Durrësit me autor të dyshuar Leart Haxhiu, Artan Tafani, Lulzim Spahia ose Arapi, Erisjano Abedini, tre të parët nga Lushnja, ndërsa Erisjano Abedini nga Tepelena”,-tha Rrumbullaku.