Vaclav Cerny është në të njëjtim mendim me trajnerin e tij te kombëtarja çeke e futbollit, Jaroslav Šilhavý. Lojtari i Çekisë gjeti rrugën e rrjetës kundër Kombëtares sonë, por kuqezinjtë ia dolën të mbyllnin ndeshjen 1-1. “Turp i madh”, kështu e quan lojtari çek barazimin me kuqezinjtë.
“Nuk jemi të kënaqur me pikën, është turp i madh që nuk ia dolëm. Ne duhet të fajësojmë veten. Nuk kemi krijuar shumë. Krijuam më pak se sa donim. Nuk ishim aq të rrezikshëm nga situatat në të cilat donim të shënonim. Ne donim ta bënim të thjeshtë me tre sulmuesit përpara. Ndoshta një pasim i gjatë pas mbrojtjes për t’i tërhequr ata dhe pastaj të luanim futboll. Ose pasimi përpara nuk erdhi, ose na mungoi momenti. Ata ishin të vështirë, por e dinim këtë që përpara ndeshjes.
A isha i sigurt që nuk isha pozicion jashtë loje? Këmba ime ishte e vendosur pas për të ndihmuar veten. Por nuk e kisha idenë nëse isha jashtë loje apo jo. Thjesht doja të shënoja një gol”, ka thënë Vaclav Cerny.