Barcelona fitoi 1-2 në udhëtim me Osasunën, për javën e katërt në La Liga. Në “Pamplona” u desh një gol i Lewandowsit që katalanasit e Xavit të dilnin me pikë të plota, duke iu falur fundit të lojës në një ndeshje që nuk ishte e lehtë për ta.

Pjesa e parë e sfidës u mbyll me avantazhin e katalanasve, teksa ishte Kounde që shënoi në minutën e 45+1. Fraksioni i dytë i lojës ishte emocionues, me Osasunën që barazoi në minutën e 76-të me Avila.

Kur dukej se ndeshja po i drejtohej barazimit, ishte polaku Lewandowski që nga penalltia kaloi katalanasit në avantazh, me golin e minutës së 85 që ishte me vlerën e tri pikëve.

Pas katër javëve në elitën e Spanjës, Barcelona mban vendin e tretë me dhjetë pikë, dy më pak se Real Madridi kryesues.