Policia Rrugore në Tiranë ka vënë në pranga dy të rinj të cilët drejtonin makinën në efektin e lëndëve narkotike.
Sipas burimeve zyrtare janë ndaluar shtetasit D. S., 20 vjeç dhe A. S., 19 vjeç, pasi janë konstatuar duke kryer manovra të gabuara.
Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se të dy këta shtetas e drejtonin automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.
Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve D. S. dhe A. S. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.