Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, shprehu sërish shqetësimin e tij në lidhje me bllokadën ruse në portet e drithërave ukrainase, teksa theksoi se Rusia duhet të ndalojë vijimin e rrugës që ka zgjedhur.

“Mbi 250 milion njerëz përballen me pasiguri ushqimore botërore. Rusia ka sulmuar qëllimisht portet e Ukrainës. Është sinqerisht skandaloze që Rusia, pasi përfundoi nismën për drithërat e Detit të Zi, po bllokon dhe sulmon portet ukrainase. Kjo duhet të ndalet”, tha Michel.
Përpara samitit të G20, ai shtoi se diskutimet që do të zhvillojnë me përfaqësuesit e vendeve anëtare, premisat janë të larta për të ndryshuar gjendjen e vështirë.

Për sa i përket deklaratës së presidentin Vladimir Putin, për furnizimin me grurë falas për gjashtë vende afrikane, Michel tha se Oferta e Kremlinit për një milion ton drithë në Afrikë është absolutisht cinike.
Anijet me drithëra duhet të kenë akses të sigurt në Detin e Zi, ndërsa nisma e OKB-së ka dorëzuar fillimisht të paktën 32 milionë ton grurë në treg.
Që pas tërheqjes së Rusisë nga marrëveshja, ende nuk ka një rikthim në diskutime, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga ndërkombëtarët.