Çekia, që prej vitit 2018 kur trajner u bë Jaroslav Shilhavi, i ka fituar të pesta ndeshjet kualifikuese të një Europiani në shtëpi.
Një arsye tepër e theksuar për këtë sukses është edhe fakti se ata shënojnë shpejt, që në 20 minutat e para të sfidës dhe këtë gjë e ka bërë në katër raste. Përballja me çekët në një miqësore daton 2 vite më parë të cilën ata e fituan me shifrat 3-1, ndërsa sot do të jetë ndeshja e parë zyrtare.
Dy nga tre autorët e golave në atë fitore në Pragë ishin Patrick Shick dhe Ondrej Çelustka. Jan Kushta, sulmuesi i Spartës së Pragës, ka kontribuar në 17 gola në 28 ndeshet e tij të fundit për klubin dhe kombëtaren (14 gola, 3 asiste).
A do të arrijë të përballojë Shqipëria Çekinë sot dhe të fitojë ndeshjen e tretë radhazi në kualifikueseat e një Europiani, statistikë e cila nuk ka ndodhur kurrë më parë? Besimi dhe shpresa është aty, me grupin e talentuar kuqezi të cilët do të përfaqësojnë sot në Pragë të gjithë kombin, me sfidën që do të startojë në orën 20:45.