Presidenti i Republikës Bajram Begaj ka folur në një intervistë për Zërin e Amerikës nga SHBA, për arrestimin e kryetarit të zgjedhur të Bashkisë Himarë Fredi Beleri.
Begaj tha se kjo çështje nuk është në dorën e Presidentit dhe duhet të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet.
“Marrëdhëniet e Shqipërisë me Greqinë janë marrëdhëniet e një partneriteti strategjik, bazohen në vlerat më të mira të fqinjësisë dhe respektit mes njeri-tjetrin.
E kam pritur në zyrën time kryeministrin e Greqisë, kemi diskutuar për çështje të reja dhe të vjetra. Kjo çështje nuk është në dorën e presidentit, ka lidhje me drejtësinë.
Të lëmë drejtësinë të bëjë punën e vet. Mendoj se drejtësia pas reformës së bërë me konsensus politik është në rrugën e duhur dhe është e pavarur”, tha Begaj.