Britanikët kanë mundur që të shohin dritat e veriut këtë fundshtatori. Gjithçka që duhet është një qiell pa re dhe mund të shfaqen aurora borealis.
Kjo jo vetëm sepse netët janë më të gjata tani që kemi kaluar ekuinoksin e vjeshtës, por edhe sepse Dielli po arrin kulmin e ciklit të tij 11-vjeçar, që do të jetë në fund të vitit 2024 ose në fillim të vitit 2025. Kjo do të thotë se pritet një rritje e numrit të njollave diellore, fusha masive të presionit magnetik në sipërfaqen e diellit.
Këto të fundit, nga ana e tyre shpërthejnë si nxjerrje e masës koronale, ose CME. Kjo ndodh kur plazma dëbohet nga Dielli. Dhe nëse plazma drejtohet në drejtim të Tokës, ajo dërgon grimca të ngarkuara nëpërmjet erërave diellore drejt atmosferës sonë.
Grimcat e ngarkuara ndërveprojnë me oksigjenin dhe azotin në atmosferën tonë dhe kështu krijojnë dritat të cilat i njohim të gjithë. Dritat e Veriut kanë nisur të shihen tashmë në Skoci dhe në pjesë të Anglisë duke përfshirë North Yorkshire dhe deri në jug deri në Herefordshire.