Rikthimi i Paul Pogba në Torino u përjetua me emocion nga tifozët e “Zonjës së Vjetër”, fundja “gjeli” kishte lënë një shije fantastike në katër vitet e tij në Torino, nga viti 2012 deri në 2016. Për fat të keq, nga ajo kohë, kanë mbetur vetëm kujtime, pasi rikthimi i Pogba-s në Torino rezultoi një flluskë e madhe. Mesfushori francez u thye menjëherë sapo veshi fanellën bardhezi, duke mbyllur një vit të plotë në infermieri. Sa herë Pogba bëhej gati të rikthehej në fushë, qoftë dhe për disa minuta thyej sërish. Trajneri Allegri dhe tifozët shpresonin që ky të ishte viti i Pogba-s, por mesfushori edhe një herë i trembi të gjithë ku në sfidën e fundit, atë kundër Empolit, pësoi një tjetër dëmtim.

Pogba gjeti rrugën e rrjetës me një ekzekutim plot klas, por për fat të keq, VAR anuloi gjithçka për pozicion jashtë loje të Vlahovic. Ashtu si goli i tij, ku festa zgjati shumë pak, ashtu ishte edhe gëzimi për rikthimin e tij, një “flakë kashte” pasi Pogba ndjehu një shqetësim pas këmbë. Për fat të mirë, nuk bëhet fjalë për një dëmtim serioz, apo për një tërheqje, thjesht një bezdisje e vogël: “Çfarë lehtësimi, nuk u thye”, shkruan TuttoSport. Pauza që vjen në këtë pikë të sezonit, duket e mjaftueshme që Pogba të rikuperohet.

Dëmtimit e tij të shpeshta kanë bërë që drejtori sportiv i Juves dhe përfaqësuesit e Pogba-s të ulen në një tavolinë për të rishikuar edhe një herë kontratën e tij aktuale që i përfundon në 2026 nga ku përfiton 8 milionë euro neto në sezon. Sigurisht, Giuntoli kërkon të ul kostot, në të kundërt mund të largohet. Jo vetëm Pogba, prioritet i Giuntolit është rinovimi i kontratës me Chiesa-n. Sulmuesi “azzurr” duket i rilindur me rolin e tij të ri, si sulmues i dytë, ndërsa drejtuesit janë gati t’i ofrojnë një kontratë të re, e përmirësuar në terma financiarë.