Njerëzit kanë nevojë të ndiejnë një farë sigurie në marrëdhëniet e tyre për të qenë të lumtur. Po a jemi ndonjëherë plotësisht të sigurt? Ka njëqind mënyra për ta humbur njeriun që do, megjithatë asnjëra nuk është më e keqe sesa të tradhtohesh. Sidomos nëse je nga ata njerëz që tradhtinë nuk e ke falur kurrë dhe as nuk e ke kuptuar.
Nëse nuk të bëhet vonë shumë për njeriun që thua që e do dhe do të kesh përvoja të tjera, atëherë mendoje dhe një herë marrëdhënien. Lëri ato “kam nevoja”, të gjithë kemi nevoja. Njeriu me të cilin je ka gjithashtu nevoja, por do që ti të jesh besnik. Të qenit i ose e tradhtuar është ndjesia më e keqe në botë, emocionalisht gjithmonë. Mund të jetë dërrmuese. Kush e ka provuar me siguri nuk do donte ta ndjente më për asnjë arsye.
E para, ti nuk do të besosh çfarë po dëgjon
Shumë njerëz e mësojnë që partneri po i tradhton, nga të tretët. Rrallë njerëzit kanë kurajon t’ua zbulojnë vetë partnerëve çfarë kanë bërë. Shpesh, nuk ke asnjë shans për ta zbuluar vetë. Shumica e tradhtarëve janë tradhtarë kronikë. Edhe pse kjo mund të jetë një deklaratë shumë e përgjithshme për të qenë e vërtetë në çdo rast, e vërteta është që ata që tradhtojnë, e bëjnë këtë sepse besojnë që nuk ka ndonjë gjë të keqe. Dhe e bëjnë rregullisht. Ata nuk do i pranojnë kurrë veprimet e tyre, prandaj ta dëgjosh nga miqtë mund të jetë…e vështirë. Ka shumë mundësi që në fillim mos t’I besosh, të përpiqesh të racionalizosh me veten duke menduar që ata, duhet të jenë, për çfarëdo lloj arsyeje, duke u përpjekur të sabotojnë marrëdhënien tënde.
Edhe kur ta thotë vetë, është përsëri e vështirë për t’u besuar
Nuk do ta pranosh çfarë ka ndodhur, sepse sapo e pranon, bëhet e vërtetë. Dhe kur bëhet e vërtetë, dhemb. Bota jote, siç mund ta dish, grimcohet. Toka nën këmbë hapet dhe nuk të ngelet asgjë ku të mbahesh. Është gjë tjetër nëse të tradhton ai me të cilin thjesht po del, e tjetër gjë kur burri apo gruaja që do vendos papritur që ti nuk je mjaftueshëm e apo i mirë për të. Sepse kështu spjegohet, apo jo? E ke dashur këtë njeri me gjithë zemër dhe del që je gënjyer. Realiteti që kishe krijuar për veten është rishkruar në çast dhe ti ndihesh plotësisht e apo i humbur.
E ardhmja jote sapo është rishkruar dhe nuk e ke idenë si do përfundojë libri. Kjo është pjesa më e keqe kur të tradhtojnë. Jo domosdoshmërisht është egoja e lënduar që trondit botën tënde, është e ardhmja që kishe planifikuar që zhduket dhe ti nuk di ku të shkosh.
Egoja të lëndohet dhe nis të pyesësh veten
Ti fillon të pyesësh veten nëse je aq e mirë sa mendoje. Ti mendoje që ishe e zgjuar, e pashme, e përkushtuar, e dashur, një person ideal për partner jete. Por njeriu që doje, njeriu që kishe vendosur t’i kushtoje jetën, të flak.
Sigurisht ka plot raste kur dikush të lë. Gjërat nuk kanë funksionuar dhe duhet ta pranosh situatën si është, por tradhtia është tjetër gjë. Të tradhtohesh vjen si një mesazh i qartë që problemi je ti, që nuk je e apo i mirë mjaftueshëm.
Në 50 për qind të rasteve, njerëzit tradhtojnë partnerët me një “one-night stand” me një person komplet të huaj. Si mund ta marrësh ndryshe këtë veprim? Sapo ke mësuar që partneri yt do preferonte të flinte me këdo tjetër përveç teje. Pjesa më e keqe e kësaj është që ti fillon të besosh që nuk je e mirë mjaftueshëm. Je gati të vësh në dyshim veten, atë që je, zgjedhjet që ke bërë në jetë. Mund të jetë një nga ato përvojat që të trondisin botën, sepse ne jemi njerëz përgjithësisht krenarë. Si mund të vazhdosh të ndihesh krenare për veten kur sapo të kanë dhënë një shuplakë në fytyrë?
Bën gjithçka të gjesh një mënyrë për të vazhduar
Pas disa muajsh gjendjeje shkatërruese, ty të duhet të ndryshosh. Disa mund të vendosin ta shohin jetën dhe realitetin me sy tjetër, të fokusohen te vetja dhe te puna. Të tjerë do të vendosin që pikërisht në këtë moment, më shumë sesa kurrë u duhet ta lejojnë veten të shthuret pak, shumë e kuptueshme në një situatë si kjo.
Pjesa më e vështirë, sigurisht, është ta harrosh atë që ke dashur. Thjesht që të ka tradhtuar nuk do të thotë që të ka bërë të mos bëhet më vonë për të. Në fakt, kjo nuk ndodh shpesh.
Njerëzit priren të kapen fort edhe kur i shtyjnë. Nuk është zakon i zgjuar, por është një nga ata që e ka shumica e njerëzve. Nëse ke dashur dikë, ta lësh pas, është e vështirë. E mundur, por e vështirë. Mund ta kesh më të lehtë nëse i fokuson të gjitha emocionet negative që të ka bërë të ndjesh, te ai ose ajo, por dhembja do të ta kujtojë sa i rëndësishëm është për ty. Ose ka qenë. Je ende e pasigurt për këtë.