Ballkani i drejtuar nga Ilir Daja do të nisë rrugëtimin europian në fazën e grupeve të Conference League në datën 21 shtator. Ekipi nga Suhareka që kërkon një nga dy vendet e para të grupit C, luan fillimisht sfidën ndaj Viktoria Plzen në transfertë.

Ndeshja e dytë do të luhet në stadiumin e Prishtinës, “Fadil Vokrri” kundër Dinamos së Zagrebit në 5 tetor, ndërsa më 26 tetor Ballkani do të udhëtojë drejt Astana-s, ekipi që eleminoi Partizanin nga faza play-off.

Duelet e kthimit nisin në 9 nëntor, ku Ballkani do të presë kazakët në “Fadil Vokrri”, ndërsa në 30 nëntor kampionët e Kosovës presin Viktoria Plzen por në shtëpi dhe e mbyllin fazën e grupeve në 14 dhjetor kundër Dinamos së Zagrebit në Kroaci.