Një tjetër emër i njohur përflitet se do bëhet pjesë e “Dancing with the Stars”. Bëhet fjalë për deputetin e Partisë Demokratike, Saimir Korreshi.
Sipas “Vip Magazine”, Korreshi i ka thënë “Po” ofertës së “Top Channel” për t’u bërë pjesë e edicionit të dytë të spektaklit të kërcimit “Dancing with the Stars”.
Emisioni që do të drejtohet nga Bora Zemani pritet të nisë muajin e ardhshëm dhe disa nga emrat që janë përfolur deri tani për t’u bërë pjesë e tij janë Sarah Berisha, Sara Karaj, Efi Dhedhes, Enxhi Nasufi si dhe Eni Shehu.