Një 41-vjeçar në Kamëz është dhunuar me grushte dhe ka përfunduar në spital. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në Babrru.

Policia thotë se persona të paidentifikuar kanë goditur disa herë me grushte shtetasin me inicialet Sh.H., dhe më pas janë larguar.

‘Më datë 15.09.2023, rreth orës 06:50, në Babrru, shtetas ende të pa identifikuar, dyshohet se kanë goditur me grushte, shtetasin Sh. H., 41 vjeç, dhe më pas janë larguar.

Si pasojë 41-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në ngjarje.’- njofton policia.