Për kanalin zyrtar të federatës italiane të futbollit, Gigi Donnarumma, portieri i kombëtares së Italisë, ka folur rreth ndeshjeve të shtatorit, Spallettit, por edhe rreth gjërave që ka mësuar nga portieri legjendar, Buffon.

“Po shkojmë mirë me Spallettin, nuk e njihja, por të gjithë e dimë se çfarë bëri vitin e kaluar me Napolin. Sigurisht që do të bëjmë një udhëtim të mrekullueshëm me të, jemi të lumtur dhe optimistë, do të bëjmë gjëra të mëdha.

Tani kemi dy ndeshje të rëndësishme, të cilat nuk mund t’i humbasim. Do të shkojmë në Maqedoni për të fituar, si atëherë në Milano kundër Ukrainës. Me Maqedonin nuk ka dëshirë për hakmarrje, duhet të mendojmë për veten tonë. Ne e dimë se nuk shkuam në Kupën e Botës për shkak të tyre, jemi të zemëruar dhe të gjithë duam të bëjmë mirë për të fituar këtë herë. Është një fushë e vështirë, duhet të jemi të kujdesshëm.

Buffon? Ai është një person i madh që mundohet t’i ndihmojë të gjithë. Vetëm prania e tij të jep forcë shtesë, ne jemi të lumtur që e kemi këtu me ne. mësova gjithçka nga Buffon, nga teknika e deri te mentaliteti. Unë e kam studiuar gjithmonë atë, ai është numri një në botë për gjithçka, më ka dhënë gjithmonë shumë këshilla dhe gjithmonë jam munduar t’i zbatoj ato”, është shprehur portieri i PSG.