Dy anije mallrash janë përplasur këtë të hënë në brigjet e Ahırkapı në Stamboll.  Mediat e huaja shkruarjnë se fatmirësisht nga përplasja nuk ka të lënduar.

Ndër të tjera thuhet se përplasja mes anijeve ka ndodhur brenda zonës Ahırkapı dhe ka përfshirë një anijen e mallrave New Legend 228 metra e gjatë dhe Elbsun, një anije kontejner 141 metra e gjatë.

 

Pas një kontrolli të plotë të kryer nga ekipi i shpëtimit të shpejtë KEGM-4, nuk u raportuan dëme materiale.

Autoritetet po vazhdojnë të monitorojnë situatën për të garantuar sigurinë dhe funksionalitetin e anijeve të përfshira në incident dhe mjedisin përreth.