Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Lepenicë të Vlorës. Mësohet se një e moshuar është vetvarur dhe është gjetur në banesën e saj nga familjarët.

“Sot, rreth orës 07:55, në fshatin Lepenicë, është gjetur nga familjarët, në banesën e saj, dyshohet e vetvarur, shtetasja L. T., rreth 75 vjeçe”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërkohë, grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.