Efi mund ta shihnim në filmin “Në kuadër të dashurisë”, por ish-banorja e BBV2 ka refuzuar. E ftuar sot në “Shqipëria live”, Efi ka treguar se e ka marrë ftesën për të qenë pjesë e filmit, por ajo nuk ka pranuar për shkak se ka patur një rol shumë të vogël.
“Më erdhi një propozim, por absolutisht nuk e pranova sepse ishte një rol shumë i vogël”, tha Efi. E pyetur nëse do të pranonte po t’i kishin ofruar një rol kryesor, Efi tha se do të kishte pranuar patjetër, edhe pse në film luajnë Luizi me Oltën, me të cilët nuk ka marrëdhënie dhe aq të mira.
“Puna është punë”, tha Efi duke shtuar se nuk do i interesonte me kë po luante në film për sa kohë është çështje pune.