Në 25 vitet e fundit janë me qindra shqiptarë të arrestuar në Angli për qëllime esktradimi si të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Për herë të parë, si e kërkuar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Angli një vajzë. Sipas dokumenteve nga gjykata e ekstradimeve në Londër, rezulton se skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard, pas një urdhër arresti nga Shqipëria ka arrestuar Lirie Delishin.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha se Lirie Delishi 25 vjeçe, me banin në veri të Londrës, kërkohet pasi sipas akt akuzës ngritur nga drejtësia shqiptare, ajo dyshohet se në datën 22/08/2019 në territorin e Shqipërisë, mbante një pasaportë rumune të falsifikuar e cila i përkiste Simona Valcu. Më tej në aktakuzë shpjegohet se Delishi kishte si qëllim ta përdorte këtë pasaportë sikur të ishte e vërtetë duke i vendosur foton e saj. Delishi është duke i zhvilluar seancat gjyqësore të ekstradimit e lënë e lirë me kusht. Seanca e radhës ndaj saj do të mbahet në 16/01/2024 ora 10:00 në gjykatën Westminster Magistrates’ Court përpara gjykatësit DJ Zani.