Është arrestuar 37-vjeçari Afrim Zhuka dhe 32-vjeçari Armand Kurti, të dy banues në Berat, pasi në bagazhin e automjetit që Zhuka drejtonte kishin fshehur një kallashnikov dhe municion luftarak.
Pasagjeri, Armand Kurti është vënë në pranga për “Moskallëzim krimi”, ndërsa 37-vjeçari për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Arrestimi i tyre ka ardhur si rezultat i operacionit “Covered”, ku Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Elbasan në lagjen “Valas”, Cërrik.
Gjatë kontrollit në automjetin e Zhukës shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov dhe një sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.