Elsa Lila do të rikthehet me një koncert madhështor. Ajo ende nuk ka shpallur asnjë lajm, por burime nga stafi organizativ kanë treguar për Top Channel se Elsa do të sjellë Koncertin titulluar “Finalmente Elsa” në 1 nëntor, në Pallatin e Kongresve.

“Do të jetë pa diskutim një koncert nga fillimi deri në fund live. S’mund të tingëllojë ndryshe, veçse krejt i vërtetë, një koncert nga Elsa Lila, artistja që po vazhdon ta sfidojë fort veten dhe kohën ku jeton e nga bashkëpunëtorët e saj, të tjerë artistë të njohur italianë, me të cilët po realizon prej kohësh projekte të shumta muzikore në Itali”, konfirmojnë për Top Channel të njëjtat burime.