Një mosmarrëveshjeje mes dy personave ka përfunduar në të shtëna me armë mbrëmjen e shkuar në Prizren, ku një 48-vjeçar ka mbetur i vdekur, pasi u qëllua disa herë në prani të djalit dhe gruas së tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:00, në lagjen Arbana në Prizren, ku autori i dyshuar Aziz Gashi pasi është konfliktuar me viktimën, Beqir Morinën për një mosmarrëveshje, e ka qëlluar këtë të fundit shtatë herë me një armë zjarri që e mbante në makinë.
Për pasojë, 48-vjeçari Beqir Morina nuk ndërruar jetë në vend.
Sipas një dëshmitari të rastit, i cili thotë se e ka parë momentin tragjik për 48-vjeçarin, autori ka kryer aktin në prani të gruas dhe fëmijës së viktimës.
“Njëri doli prej Taureg-ut, në sy të gruas e të fëmijës e vrau njeriun, e la për toke. Nuk po dihet pse, veç atë burrin e njoh, punonte në ndërtim ai, i Malishevës. Në sy të gruas, në sy të fëmijës e ka gjujtë, me kallash. Edhe atë djalin e vet, nëpër mure t’u ikë prej plumbit…”, tregoi njëri nga dëshmitarët e rastit për Sinjalin.
Për kapjen e të dyshuarit, njësitet policore kanë kryer disa bastisje në lokacione të ndryshme, mirëpo i dyshuari nuk është kapur ende.