Check in Fest ka sjellë 3 ditë feste dhe argëtimi masiv në Gjirokastër.
Me pjesëmarrjen e disa bandave muzikore, artit të rrugës, poezisë, ekspozita, festë për fëmijë, aktivitete në natyrë, gjueti thesaresh, edhe kjo fundjavë është sërish e mbushur me vizitorë në Gjirokastër.
Ideja që lindi për të promovuar 5 qytete shqiptare në 5 fundjava shkon jo vetëm në funksion të festës por edhe të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe vlerave autentike lokale.
Eventi është duke promovuar këtë vit edhe mundësitë e shumta të aktiviteteve në natyrë në rrethinat e Gjirokastrës si udhëtimet me mjete jashtë rruge dhe turizmin e aventurës. Check In Talks është këtë vit një tjetër kënd interesant ku diskutohet mbi inovacionin dhe të ardhmen e qyteteve që mbështeten tek turizmi.
Kuarteti Peter Pan, banda muzikore Gipsy Groove, Rody Jazz, Jericho, apo grupi muzikor Zwadaa performuan muzikë dhe sollën ritme të ndryshme në pazar që prej pasdites e deri në mbrëmje.
Festa e Check In u shpërnda në pjesë të ndryshme të pazarit me workshope, ekspozita, party, DJ, muzikë elektronike e performanca live.
Nën sloganin “Qytetet tona flasin, check in ti dëgjosh” eventi që vjen në edicionin e tij të tretë po promovon këtë vit Gjirokastrën dhe Tiranën.