Max Verstappen ka siguruar nisjen nga vendi i parë në CCmimin e Madh të Japonisë në Formula 1. Piloti i Red Bull ka qenë më i shpejti në pistën e Suzukas, teksa në garën e 17-të të këtij sezoni rimerr pole-position.

Pasi pa Carlos Sainz të fitonte një javë më parë, tanimë holandezi do kërkoje vendin e parë edhe në garën që zhvillohet të diel në mëngjes me orën shqiptare.

Përkrah kampionit botëror në fuqi do të jetë Oscar Piastri, që arrin këtë sukses për herë të parë në karrierë. McLaren fluturon kështu në kualifikueset e tokës japoneze, duke vendosur edhe Lando Norris në pozicionin e tretë përpara Ferrarit të Charles Leclerc.

Piloti nga Monaco duhet të kënaqet me rreshtin e dytë, por do të fillojë më përpara se shoku i tij i skuadrës Carlos Sainz, i cili do ta fillojë garën nga vendi i gjashtë, pas Red Bull-it tjetër të Sergio Perez.