Xavi-Barcelona është një dashuri pa kushte, me palët që kanë vendosur të zgjasin “martesën” ndërmjet tyre. Mediat spanjolle pranë klubit blaugrana, Mundo Deportivo dhe Sport, kishin këtë të martë në faqen e parë titull kryesor detajet e rinovimit të kontratës: “Xavi deri në 2026” shkruan Sport, shoqëruar me foton e tij përkrahë presidentit Laporta.
Xavi pritet të qëndrojë në krye të Barçës të paktën deri në përfundimin e mandatit të Laportas si president, pra deri në 2026. Akordi mes palëve është total, ndërsa pritet që të rikthehen nga pushimet e shkurta për të hedhur firmën mbi kontratën e re.