“The Best FIFA”, trofeu i radhës personal, dominohet sërish nga Man.City, ekipi që fitoi gjithçka në sezonin e fundit. Kjo është një tjetër garë interesante për të kuptuar se kush mund të fitojë trofeun e “Topit të Artë”, ndërsa edhe për trofeun e FIFA-s pritet që konkurrenca më e madhe të jetë ndërmjet Erling Haaland dhe Lionel Messit.

Jo vetëm Haaland dhe Messi. në top 10 marrin pjesë edhe Julian Alvarez, Kevin De Bruyne, Ilky Gundogan(tashmë pjesë e Barcelonës), Rodri, Bernardo Silva, të gjithë pjesë e Man.City. Në top 10 janë përfshirë edhe Marcelo Brozovic, Kvartskhelia, Victor Osimhen, tre nga protagonistët kryesor të sezonit të fundit në Serie A. Declan Rice, ish kapiteni i West Ham që udhëhoqi anglezet në suksesin në Europa League dhe Kylian Mbappe protagonist absolut në Qatar2022 dhe fitues i Ligue 1 me PSG.

Në garën për trajnerin e vitit nga FIFA, në top 5 janë përfshirë Pep Guardiola, Xavi, Simone Inzaghi, Luciano Spalletti dhe Ange Postecoglou.