Gazetari Flogert Muça në intervistën e ditës për Dritare TV ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me çështjen Beleri, ku tha se Sali Berisha po e përdor atë për të sulmuar drejtësinë.
Muça tha se Berisha ashtu si dhe politika shqiptare e njeh të shkuarën e errët të Fredi Belerit, ku shtoi se ky i fundit është i aftë të prishë edhe provat për të dalë nga burgu.
Sakaq gazetari tha se në këtë çështje vendi ynë duhet të jetë i qetë pasi ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.
“Duhet të na shqetësojë reagimi i pseudo-patriotëve, të cilët vetëm për të sulmuar Edi Ramën janë bërë palë me Greqinë. Është absurd. Drejtoria e burgjeve jep leje vetëm për fatkeqësi familjare dhe nuk ka asnjë lloj tjetër të drejtë. Gjykata nuk e liron pasi Beleri ka precedent se është larguar kur është dënuar në Greqi, pra dhe mund të prishë provat. Nuk më shqetëson fare reagimi i Greqisë, pasi edhe DASH thotë se Shqipëria duhet të veprojë sipas ligjeve për Belerin. Edhe Leyen, i dha një shuplakë Greqisë me mesazhin se Europa duhet të bashkohet dhe jo të ndahet.
Pra ne kemi krah partnerët ndërkombëtarë. Në vitin 2000, Berisha, Nano dhe partitë janë bërë kundër Fredi Belerit. Doktori i di mirë informacionet se kush është Beleri, prandaj deri më sot ka qenë kundër tij në çdo rast. Berisha e di sa agresivë është Greqia në këtë çështje, dhe Berisha i hodhi benzinë çështjes. Berisha po e përdor dhe shfrytëzon si martin Belerin për të sulmuar drejtësinë”, tha ai.