Donald Trump Jr. , biri i ish-presidentit Trump ka shpërndarë disa postime shokuese në llogarinë e tij në rrjetin X (Twitter) për të cilat thuhet se vijnë si rezultat i një sulmi hakerash. Siç njoftohet i biri i Trump ka humbur kontrollin e llogarisë së tij më 20 shtator kur dhe nisën postimet e çuditshme të Trump Jr. mes të cilave dhe njoftime se babai tij Donald Trump kishte vdekur.
Postimet kishin dhe nota humori:
Në një prej tyre thuhej: “Me trishtim njoftoj se babai im Donald Trump ka ndërruar jetë. Unë do të garoj vetë për president në 2024.” Por shpejt pas komenteve përdoruesit nisën të raportonin se llogaria e tij ishte vjedhur teksa postimet po bëheshin gjithnjë e më të çuditshme , derisa më tej nisën të fshiheshin.
Në të tjera postime humoristike shkruhej: “Lajm i fundit: Tani do të sulmojmë Korenë e Veriut, ta bëjmë tym”. Ndërsa në një tjetër shkruhej: ‘f**k @JoeBiden’, do ta quaj me fjalë raciste presidentin”. Në një tjetër mesazh sugjerohej nga hakerat: “Mesazhe interesante ke shkëmbyer me Jeffrey Epstein…”, duke iu referuar financierit pedofil që vdiq në burg duke pritur gjyqin në 2019.
Një tjetër postim shkruante: “Richard Heart është i pafajshëm, kur të bëhem president do ta djeg komisionin e valutës, bonove e këmbimit”, duke iu referuar ekspertit të kriptovalutave që është dënuar për mashtrim nga komisioni në fjalë në fillim të vitit. I biri i Trump ende nuk ka dhënë një deklaratë për ngjarjen por vëllai i tij më i vogël Eric, sqaronte në një koment: “Dua që t’i kthehet sa shpejt llogaria @DonaldJTrumpJr edhe pse kjo është zbavitëse, fundja fjalëkalimi i tij ishte vetëm Don2024”.