Ministria e Turizmit dhe Mjedisit e Shqipërisë dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë hapur Konkursin Ndërkombëtar për Projektimin e Qendrës Multifunksionale dhe Stacioneve të Informacionit të Parkut Kombëtar Vjosa, me sloganin “Vjosa lumi i fundit i egër.

Synimi i kwtij projekti wshtw qw grupat e interesuara t’i bashkohen nismës për forcimin dhe promovimin e vlerave natyrore dhe kulturore që zotëron territori i lumit të fundit të egër Vjosë.
Gjithashtu Konkursi Ndërkombëtar i Dizajnit synon të bashkojë studiot më inovative dhe kreative të dizajnit nga cepa të ndryshme të globit. Ai ofron një platformë unike për studiot për të shfaqur talentin e tyre, për të fituar njohje ndërkombëtare dhe për t’u lidhur me liderët e industrisë dhe stilistët e tjerë.

Konceptet duhet të bazohen në parimet e krijuara duke identifikuar karakteristikat natyrore, trashëgiminë, vlerat kulturore, historike dhe arkeologjike të zonës, si dhe në përvojat më të mira ndërkombëtare.
Konkursi zhvillohet në dy faza: Shprehja e Interesit dhe Paraqitja e idesë së projektit.
Në përfundim të fazës së parë do të shpallen 3 finalistët të cilët do të shpërblehen me nga 26 mijë euro secili.
Përgjegjësja e konkursit është znj. Daniel Pirushi, Drejtore e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.
Detaje të tjera mund t’i gjeni në link: https://akzm.gov.al/international-competition-for-the-design-of-the-multifunctional-center-and-information-stations-of-the-vjosa-river-national-park/?fbclid=IwAR3E2i59NZUoSOMiHUojSW7OBRJX-8NcvwLIR5A5e36eHMh2eB4Zs819sPU
“Mirëmëngjes dhe në Ditën Botërore të Lumenjve, me kënaqësinë e shpalljes së konkursit ndërkombëtar të Qendrës Multifunksionale të Parkut Kombëtar të Vjosës, që do t’i shërbejë rrugës së ngritjes në një nivel tjetër të këtij parku me potencial të jashtëzakonshëm turistik, ju uroj një të dielë të paqtë”, ka shkruar Rama.