Simone Sozza është arbitri që do të gjykojë derbin e Milanos mes Interit e Milanit, sfidë e cila do të luhet të shtunën në orën 18:00.

Për herë të parë në histori të këtij derbi, ndeshja do të gjykohet nga një arbitër milanez. Di Paolo është emëruar në VAR, ndërsa Piccini do të jetë asistent në VAR. Carboni dhe Giallatini janë anësorët, ndërsa gjyqtari i katërt do të jetë Guide.

36-vjeçari Sozza ka drejtuar Interin tre herë në karrierën e tij, sfida të cilat Interi i ka fituar të treja. Milanin nga ana tjetër e ka drejtuar dy herë dhe gjithashtu kuqezinjtë i kanë fituar.