“Vazhdoj të shoh në ekran përpjekjet heroike të zjarrfikësve tanë, që për më shumë se dy orë japin e marrin t’i shuajnë flakët e pabinduara…” shkruan i prekur nga ngjarja e sotme në Tiranë, profesori i njohur Fatos Tarifa.

Pasi përgëzon reagimin dhe mbështetjen e menjëhershme të Bashkisë për banorët e rrezikuar, sociologu i shquar ka bjë apel që në shembullin e këtyre përpjekjeve të ecin dhe të tjerët.

Veçanërisht ndërtuesit dhe bankat.

– Publicitet –

“Bashkia e Tiranës po bën gjithçka për t’u ardhur në ndihmë familjeve viktima të këtij zjarri; mund të ndërmarë edhe një nismë për të krijuar një fond të posaçëm…” – shkruan Tarifa dhe shton:

“…Dhe kompanitë e mëdha ndërtuese private! Ju, pronarët e tyre super të pasur, kjo tragjedi ju jep një rast të dëshmoni humanizmin dhe solidaritetin tuaj njerëzor duke i ndihmuar bashkëqytetarët tuaj në nevojë.

Një sugjerim edhe bankave të nivelit të dytë, në të cilat banorët e këtij pallati tashmë të shkrumbuar kanë marë kredi për t’i blerë banesat që tashmë nuk i kanë më. Faljuani ato kredi. Nuk do të humbisni gjë. Do të fitoni respektin e tyre dhe tonin si qytetarë shqiptarë! Mund t’i kishte ndodhur kujtdo nga ne. Sot të gjithë ne jemi të pastrehë! – shkruan profesor Tarifa në shënimin e tij