Theresia Fischer është një modele gjermane që shpenzoi 150,000 euro për të përmbushur dëshirat e ish-burrit të saj. Por, mjekët ortoped thonë se ky është një operacion i ndërlikuar kirurgjikal që përdoret vetëm në kushte ekstreme.
Të zgjasësh këmbët me 14 centimetra vetëm për një aspekt estetik, kjo ka ndodhur me një modele gjermane 31-vjeçare. Ajo ka treguar se operacioni ishte i dhimbshëm, i shtrenjtë dhe kjo vetëm për të përmbushur dëshirat e ish-bashkëshortit për një gjatësi 184 centimetra.
Theresia Fischer, e cila mori pjesë në reality show-n Big Brother në Gjermani, tregoi historinë e saj për radion Mdr Jump, duke zbuluar edhe dramën psikologjike, e cila filloi me një marrëdhënie toksike për të përfunduar në dismorfi (çrregullim mendor që lidhet me idetë obsesive për pjesë të ndryshme të trupit).
Presioni i ish-partnerit ndaj modeles
Gjatë intervistës, Theresia foli në detaje për bezdisjet e përditshme që i duhej të duronte nga i shoqi. “Theresia, ti e di që më pëlqejnë femrat e gjata. Unë do të doja shumë që të ma përmbushje këtë dëshirë e të zgjatesh me 14 centimetra më shumë,” kështu i shprehej ish-bashkëshorti.
Më pas, erdhi kushtëzimi psikologjik. Fjalët e të shoqit e zhytën thellë në mendime, duke e bërë të ndihej sikur e vetmja mënyrë për ta bërë atë të lumtur ishte t’i nënshtrohej një operacioni të shtrenjtë dhe të rrezikshëm. “Nuk mund të bësh pa mua. Ti ke nevojë për mua”. Këto fraza të përsëritura nga ish-partneri ndikuan në vetëbesimin e saj, duke e bërë të ndihej e pafuqishme dhe e varur.
Operacioni i vështirë i Theresia Fischer-it
Nga 170 centimera gjatësi natyrale, modeles iu imponua një shtim gjatësie për të shkuar në 184 centimetra. Një ndryshim kaq drastik nuk ishte aspak i thjeshtë: u kërkua një operacion që përfshinte futjen e shufrave metalike në këmbë, një lloj proteze që i lejoi asaj të merrte 14 centimetrat shtesë që dëshironte. Operacioni kërkonte kohë dhe vendosmëri.
“Ndihem shumë e turpëruar që pranova të bëja një operacion që duhet ta kisha shmangur,” pranoi ajo.
Një mësim i çmuar dhe njëherësh i hidhur mbi nevojën për të dashur dhe respektuar veten për atë që jeni, pa u ndikuar nga presionet ose pritshmëritë e të tjerëve.