Ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është gjendur në një situatë të pazakontë, ajo ka kërkuar ndihmën e publikut për gjetjen e një avioni luftarak F-35, i cili u braktis nga piloti pas një defekti.

Avioni u zhduku nga radarët pasditen e së dielës, teksa ishte duke fluturuar në jug të Karolinës së Jugut. Piloti, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, u hodh me parashutë pas avarisë dhe tashmë është në spital, jashtë rrezikut për jetën. Dinamika e ngjarjes nuk është zbardhur ende plotësisht. Kërkimet e tyre, autoritetet i kanë fokusuar përreth dy liqeneve në Chaleston, por megjithatë ende nuk kanë arritur të bien në gjurmët e mbetjeve të avionit F-35B Lightning II.
Baza ushtarake në Charlston bëri një postim në platformën X, ku e përshkruante si thelbësore ndihmën e publikut për gjetjen e avionit. F-35B Lightning II është një avion i krijuar nga kompania “Lockheed Martin”. Ai kushton 80 milionë dollarë dhe është një ndër më të avancuarit që ekzistojnë sot në botë.