Një ngjarje rëndë ka ndodhur në një familje shqiptare në Volos të Greqisë, ku një 28 vjeçar ka rënë në prangat e policisë greke, pasi akuzohet për dhunë në familje.

Shqiptari kishte marrë nga Shqipëria gruan dhe fëmijët e tyre dy vjeçar dhe më pas i kishte mbajtur me dhunë brenda në shtëpi.

Ka qenë një fqinj ai që ka njoftuar policinë në lidhje me këtë ngjarje, dhe sapo ka mbërritur në banesë autoritete i riu ka tentuar që të arratiset por që nuk ja ka dalë.

Ndër të tjera thuhet se pas arrestimit të 28 vjeçarit policia ka gjetur në një cep të banesës gruan e gjakosur duke mbajtur fëmijën në krahë.

28-vjeçari akuzohet për dhunë në familje, izolim të zgjatur dhe lëndim trupor shkruan faqja online greke Kathimerini.