Një hetim skandaloz ka nisur në Belgjikë ku dy infermierë akuzohen se kanë mbytur pacienten e tyre me jastëk vitin që shkoi.
Incidenti i rralle i mizorise raportohet se ndodhi kur doktori nuk kishte arritur të kryente narkozën e plotë ndaj pacientes 36 vjeçare, në mars të vitit 2022.
Alexina Wattiez, rezidente e Oupeye ne Belgjikë, ishte diagnostikuar me kancer në 2021. Gjendja e saj kishte nisur të përkeqësohej dhe sipas rrjetit lokal Nieuwsblad, 36-vjeçarja tragjike ishte në dhimbje të forta, dhe kishte kërkuar qetësues.
Doktorët kishin rënë dakord të jepnin qetësues të fortë paliativ, siç quhet praktika që shkakton reduktim të ndjenjave ose të ndërgjegjësimit për të duruar dhimbjen. Kjo jepet kryesisht ndaj personave në fund të jetës së tyre ose në faza të avancuara të sëmundjeve fatale.
Bashkëshorti i Wattiez, Christophe Stulens, tha se mjekët i kishin kërkuar vajzës së tyre 15-vjeçare të priste jashtë teksa doktorët i jepnin trajtimin.
Por papritur e kishin dëgjuar gruan e sëmurë të ulëriste.
“Unë njoha zërin e saj,” tha Stulens. “Ndërsa më pas e pashë atë të shtrirë në krevat me sytë dhe gojën të hapur.”
Autopsia tregoi se gruaja ishte asfiksuar, dhe një nga infermierët ka pranuar se ka përdorur jastëkun për të mbytur pacienten pasi “trajtimi nuk kishte funksionuar”, shkruan rrjeti vendas në gjuhën franceze La Meuse.
Një doktor pretendon se ishte jashtë dhomës ku ndodhi mbytja e pretenduar, shkruan rrjeti lokal RTBF.
Hetimet mbi çështjen vijojnë ndërsa familja Molders-Pierre thotë se ka paditur jo vetëm për të kërkuar dënime, por për t’u siguruar që kjo sjellje të mos përsëritet më kurrë.
“A mund të imagjinoni që nënën ose gruan tuaj ta mbysin me jastëk, edhe sikur të ishte në fund të jetës së saj. Mendoj se askush nuk mund ta konceptoj këtë”, shtoi bashkëshorti.