Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Jill Biden, ka rezultuar pozitive në testin e COVID-19, ka njoftuar sot Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
“Mbrëmë Zona e Parë ka rezultuar pozitive me COVID-19. Aktualisht ka simptoma të lehta. Do të mbetet në shtëpi në Rehoboth Beach në Delaware”, tha zëdhënësja e Zonjës së Parë, Elizabeth Alexander. Në anën tjetër, është bërë e ditur se presidenti amerikan Joe Biden ka rezultuar negativ në testin e COVID-19. Një zyrtar amerikan ka thënë për CNN se aktualisht nuk ka ndryshime në protokollin e Shtëpisë së Bardhë apo të presidentit.
CNN raporton se kanë kërkuar më shumë detaje për testin e COVID-19 të presidentit dhe Zonjës së Parë. Kanë pyetur nëse Joe Biden ka qenë me gruan e tij kur ajo filloi të shfaq simptomat e coronavirusit. Jill Biden ishte infektuar me COVID-19 edhe vitin e kaluar, kurse Joe Biden një muaj pas saj.
Infektimi me Covid-19 ka ndryshuar planet e Jill Biden për të filluar mësimin në Kolegjin e Komunitetit të Virxhinias të martën. Ajo po punon me shkollën për të “siguruar që klasat e saj të kenë një zëvendësues”, tha Vanessa Valdivia, zëdhënësja e zonjës së parë.