Anglia nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në sfidën përballë Ukrainës, me skuadrën e Southgate që pas katër fitoreve radhazi regjistroi barazimin e parë.
Pas kësaj sfide, kapiteni i Anglisë, Harry Kane, vlerësoi Ukrainën dhe tregoi se skuadra angleze nuk ishte në ditën më të mirë.
“Nuk jam i lumtur, një barazim që solli pak zhgënjim te skuadra. Ne e kontrolluam ndeshjen, por në fund nuk ia dolëm që të fitonim dhe duhet të analizojmë çfarë nuk shkoi në këtë ndeshje. Gjithsesi ne nuk ishim në maksimumin tonë dhe kjo edhe për meritë të kundërshtarit, Ukraina ka një grup të mirë. Goli nga Walker? Kjo tregon se në skuadër çdokush mund të shënojë dhe më vjen mirë për të sepse realizoi golin e parë me Kombëtaren. Reparti i sulmit ka shumë konkurrencë dhe kjo i bënë mirë skuadrës dhe do t’i jap shumë shpejt frytet” – tha Kane.