Forcat e armatosura të Ukrainës thonë se kanë shkatërruar dy anije patrullimi ruse në Detin e Zi në një operacion të mëngjesit të sotëm. Sipas një postimi në Telegram, ky sulm ka ndodhur në pjesën jugperëndimore të Detit të Zi dhe ka shkaktuar “dëm të pamohueshëm”.
Më herët, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se kishte zbuluar dhe shkatërruar një anije ukrainase pa pilot në Detin e Zi. Ditët e fundit, forcat ukrainase duket se po nisin gjithnjë e më shumë sulme kundër luftanijeve ruse në zonë.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky planifikon të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara javën e ardhshme në Nju Jork dhe do të takohet atje me Presidentin e SHBA Joe Biden.
Ky informacion u transmetua nga rrjeti televiziv amerikan NBC duke cituar një zyrtar të lartë ukrainas.