Koreja e Jugut do të ofrojë një ndihmë shtesë prej 2 miliardë dollarësh për Ukrainën duke filluar nga viti 2025 për një afat më të gjatë, përveç 300 milionë dollarëve të premtuara më parë për vitin e ardhshëm. Lajmin e bëri të ditur Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, raportoi Yonhap news.
Yoon e bëri komentin në një seancë të samitit të G20 të mbajtur në Nju Delhi, Indi.