Punë pa teka nisi transmetimin këtë të shtunë në Top Channel. Kurioziteti i shikuesve nga prezantimi i spotit publicitar ishte i madh, ku gazetarja e lajmeve Kristi Gongo tashmë në rolin e autores dhe moderatores së programit shfaqej si një barbie që më tej transformohej në një punonjëse me vare në dorë. Dalja e parë ishte gjetje. Punë pa teka nisi rrugëtimin televiziv me episodin e parë në minierë, ku vec historive njerëzore;

Kristi Gongo në ditën e parë të punës si minatore na tregoi të papriturat e punës në thellësinë e tokës. Ecje kilometrike para fillimit të punës, por ajo që të mbante të mbërthyer pas ekranit ishte momenti kur Kristi u përball me një shpërthim të fortë në minierë. Nuk mungoi reagimi, ku teksa ajo u tremb, minatorët e tjerë të mësuar me atë terren qeshnin.