Me humbjen ndaj Shqipërisë, tifozët polakë po shohin gjithnjë e më larg të jenë pjesë e kampionatit Europian.

Mbrëmjen e djeshme, tifozët nga Polonia të cilët ishin të pranishëm në stadiumin e “Air Albania”-s, u panë të tërbuar në fundin e ndeshjes, me kapitenin e tyre, Robert Levandovski, i cili përveçse ishte inekzistent në fushën e lojës, as nuk shkoi t’i përshëndeste tifozët pavarësisht rezultatit, ndërkohë që polakët kërkuan shpjegime nga Levandovski.

Thirrja e përsëritur “Ku është kapiteni?” u dëgjua gjatë transmetimit pas ndeshjes në stacionin polak TVP Sport.

Kuqezinjtë mbajnë kreun e grupit E me 10 pikë, dy më shumë se Çekia (një ndeshje më pak) dhe po dy më shumë se Moldavia. Me këtë humbje, Polonia mbetet në vendin e katërt me gjashtë pikë. Në fund Ishujt Faroe me vetëm një pikë.