Pas përfundimit të përballjes së parë, të kësaj të premteje të vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024 mes Gjeorgjisë e Spanjës e fituar nga “furia roja” me fitoren e thellë 1 me 7 do të zhvillohen dhe 6 përballje të tjera, të vlefshme gjithashtu për fazën kualifikuese të këtij turneu.

Pothuajse 1 orë përpara fillimit të ndeshjeve janë publikuar dhe formacionet zyrtare, ku “surpriza” më e madhe është aktivizimi i anësorit portugez, Rafael Leao në formacionin titullar nga tekniku Roberto Martinez, duke e vendosur që në minutën e parë “fantazistin” e Milan për herë të dytë radhazi pas përballjes së 20 qershorit ndaj Islandës.

Në krahun tjetër, Skocia do të kërkojë “vulosë” pjesëmarrjen në Euro 2024, teksa “AEK Arena” të Larncas do të sfidojnë vendasit e Qipros për të siguruar 3 pikët e ardhshme në grupin A.