Ende pa kaluar 24 orë nga barazimi 1-1 në Pragë ndaj Çekisë, “legjionarët” e Kombëtares sonë janë rikthyer sërish në fushën stërvitore të “Shtëpisë së Futbollit”, për t’u përgatitur për sfidën tjetër, atë ndaj Polonisë, e planifikuar për të dielën në “Air Albania”.

Mirëpo, pavarësisht entuziasmit, tashmë tekniku Sylvinho po bën “llogaritë” për ndeshjen e radhës dhe në këto “llogari”, duhet të përjashtojë një lojtar, i cili fatkeqësisht nuk arriti të rikuperohej në kohë për sfidën e 10 shtatorit.

Bëhet fjalë për mesfushorin Qazim Laçi, i cili nuk ia ka dalë të rikuperohet nga gjëndja gripale dhe nuk do të jetë në dispozicion të teknikut brazilian as për sfidën me Poloninë, pasi humbi më parë edhe transfertën çeke.