Kryeministri Albin Kurti thotë se grupi prej 30 personash që ka sulmuar makinën e policisë, ku mbeti një efektiv i vrarë, ka ardhur të luftojë në Kosovë.
Kurti thotë se duan paqe, por do arrihet vetëm nëse ata i dorëzohen policisë, pasi janë të rrethuar në një manastir në Zveçan.
“Kanë ardhur të luftojnë në Kosovë. Ne nuk duam luftë ne duam paqe.
Dhe paqja do bëhet kur këta mbi 30 persona ti dorëzohen policisë. Kemi të bëjmë me banda të kontrabandës.Këto janë formacioni profesionistë, ushtarake a policore dhe u takon ekspertëve të vlerësojnë se ça janë këto uniforma”, tha Kurti.