Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha se Lavrov do t’i drejtohet Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të shtunën 23 shtator.

“Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov do të flasë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork më 23 shtator”, tha Zakharova. Ajo shtoi se shefi i diplomacisë së Moskës do të prezantojë në detaje qasjet parimore të Rusisë ndaj çështjeve më të rëndësishme globale.

“Shefi i diplomacies do të prezantojë në detaje qasjet parimore të Rusisë ndaj çështjeve më të rëndësishme globale, përfshirë atë të zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare. me synimin për të krijuar një rend botëror me të vërtetë shumëpolar të bazuar tërësisht në qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara dhe normave të tjera themelore ligjore ndërkombëtare”, tha Zakharova.