Kryeministri britanik, Rishi Sunak ka zhvilluar një telefonatë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy. Lideri britanik i tha udhëheqësit ukrainas se Britania do të nxiste përparimin me vendet e G20 për tejkalimin e bllokadës së grurit të Rusisë në Detin e Zi.
“Zelenskyy përditësoi kërkesat e vazhdueshme ushtarake të Ukrainës, dhe kryeministri premtoi mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar dhe përgëzoi forcat e armatosura të Ukrainës për përparimin e tyre në fushën e betejës.”, tha një zëdhënës i qeverisë britanike.
“Ata diskutuan gjithashtu ndikimin e bllokadës së vazhdueshme të grurit të Putinit në Detin e Zi, si në Ukrainë ashtu edhe për furnizimet ushqimore në mbarë botën. Kryeministri u angazhua për të nxitur punën me vendet e G20 për të anashkaluar bllokadën e Rusisë dhe për të siguruar që vendet e cenueshme të kenë akses në dërgesat jetike të grurit.”, shtoi ai.