Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në qendër të qytetit të Korçës.
Një makinë ka përplasur një shtetas, i cili lëvizte me biçikletë. Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se drejtuesja e mjetit ishte një vajzë, identiteti i së cilës ende nuk dihet.
Ndërkohë, i aksidentuari ndodhet në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore.