Një tjetër tërmet i fortë ka goditur sërish Marokun, provincën Chichaou, ku sipas mediave magnituda ishte 4.6 e cila u regjistrua 80 kilometra në jug-perëndim të qytetit të Marrakeshit.
Kjo është e njëjta zonë e shkatërruar natën mes të premtes dhe të shtunës nga tërmeti i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë, raportojnë mediat e huaja.
Çarjet në ndërtesat tashmë të dëmtuara u zgjeruan, disa shtëpi u shembën plotësisht dhe rrëshqitjet e dheut në fshatrat e rrethuar nga malet bllokuan rrugët dhe ndërprenë aksesin në disa zona.
Dhjetë familje dolën nga kampingu me plagë fizike. Të mbijetuarit janë të shqetësuar për arsye se ata thanë se frika më e madhe e tyre ishte se ekipet e emergjencisë nuk do mund të arrinin në kohë tek ata. Banorët vendas dhe dëshmitarët okularë raportuan për Hespress EN se të hënën mbrëma, rënia e gurëve nga mali kishin vrarë gjashtë vullnetarë në rrugë.