Një 53-vjeçar nga Tirana i cili ishte shpallur në kërkim, është kapur dhe arrestuar në Pezë.
Andi Alimehmeti ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 4 vjet burgim, për veprën penale “Mashtrimi”.
53-vjeçari i ka marrë një shtetaseje, shumën 270 000 euro, duke e mashtruar atë se do ta bënte bashkëpunëtore në një agjenci turistike që kishte në pronësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.